Një grua po çonte fëmijën për të ngrënë, kur sapo po zbriste nga makina një burrë iu afrua me shkop në dorë dhe i mori çelësat e makinës.
Ngjarja ka ndodhur në Florida, SHBA të mërkurën.
Dëshmitarët thonë se gruaja po zbriste nga makina pranë një fast food, kur burri me një shkop të trashë i shkoi duke e kërcënuar dhe i vodhi çelësat e makinës.
Gruaja bërtiti për ndihmë ndërsa një punonjës i fast food-it shkoi ta ndihmonte dhe u përlesh me hajdutin.
U veshën si gra dhe grabitën sende deri në 300 mijë euro në tren, kapet banda e hajdutëve në Francë
Punëtori arriti ta shtrinte në tokë 43-vjeçarin Uilliam Branch, i cili më vonë u akuzua për kërcënim dhe vjedhje të makinave me armë, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Okaloosa në një postim në Facebook.
Në video një minutëshe nga një kalimtar jashtë fast food-it duket punëtori duke u përleshur me burrin, ndërsa një grua që mban fëmijë bërtet "Dikush të ndihmojë!"