Biden: Askush nuk e kërcënoi, Rusia vetë e dëshiroi luftën në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden akuzoi sot Rusinë se ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të statutit të Organizatës Botërore me një luftë brutale dhe të panevojshme në Ukrainë.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ai shtoi se askush nuk e kërcënoi Rusinë dhe se vetëm Rusia dëshironte luftë dhe se ishte një luftë me një njeri.
Biden theksoi gjithashtu se qëllimi i luftës është të mbysë plotësisht të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si shtet dhe si popull.