Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është në dijeni të ndonjë ndryshimi në shtetësinë e Edward Snowden.
Deklarata është bërë sot nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price lidhur me informacionin se Snowden i është dhënë shtetësia ruse.
Ai shtoi se qëndrimi i Uashingtonit në lidhje me ish-spiunin amerikan nuk ka ndryshuar.
Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që i jep nënshtetësinë ruse ish-këshilltarit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Amerikane (NSA) Edward Snowden.
Snowden ka jetuar në mërgim në Rusi që nga viti 2013 pasi ai publikoi informacione top-sekret në lidhje me programet e mbikëqyrjes së inteligjencës amerikane.
SHBA po e kërkon Snowden për spiunazh pasi ai dha informacione të klasifikuara për gazetat “Washington Post” dhe “Guardian”.