Pamjet të shkatërrimit të uraganit Ian në Florida treguan stuhitë duke goditur shtëpitë në Fort Myers të mërkurën me erëra të furishme dhe reshje të pandërprera të shiut.
Një video e publikuar në Storyful tregon ujërat e përmbytjeve duke gëlltitur shtëpi të tëra në një zonë të tërë të qytetit të goditur.
Zonat bregdetare të qytetit me 85 mijë banorë u pushtuan shpejt nga stuhia historike, me disa struktura të zhytura plotësisht në ujë dhe të tjerat duke u larguar.
Një shtëpi në video duket se është shembur në një grumbull rrënojash, raporton NYPost.
A scene from Cape Coral in Florida, USA#IAN #HurricaneIan #Florida #floridahurricane #Ian2022 #PineIsland #hurricaneian #stormsurge #Storm #Hurricane #Florida #Orlando pic.twitter.com/4JxGMWoTgA
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) September 29, 2022