Lagjia Fort Myers Beach, në Florida, është shkatërruar tërësisht nga uragani Ian.
Videoja e shpërndarë nga Bobby Pratt nga qyteti tregon mbeturinat e hedhura kudo dhe ndërtesat e kthyera në grumbuj rrënojash.
Varkat janë përplasur në breg. Fornt Myers është një nga disa ishuj në Florida jugperëndimore që u goditën më rëndë nga Ian-i.
Guvernatori Ron DeSantis tha të enjten se rrjeti elektrik për qarqet Lee dhe Charlotte ka të ngjarë të duhet të ndërtohet nga e para, pasi nuk funksionojnë.
Ndërkohë, më shumë se 20 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani, ndërsa ekziston frika se numri mund të jetë shumë më i lartë.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Ian mund të jetë një prej uraganeve më vdekjeprurës në historinë e Floridas, me humbje të konsiderueshme jetësh njerëzore.