Trazirat e së hënës në burgun e Ekuadorit, Cotopaxi Nr 1 në Latacunga lanë 15 persona të vdekur dhe 20 të plagosur, tha një zëdhënës i SNAI, agjencia që menaxhon burgjet e Ekuadorit.
Më shumë se 400 të burgosur kanë vdekur në dhunën në burg që nga shkurti i vitit 2021, të cilën qeveria e presidentit konservator Guillermo Lasso ia atribuon luftës së bandave mbi kontrollin e territorit dhe rrugëve të trafikut të drogës, raporton AlJazeera.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e trupave, thanë zyrtarët, ndërsa Oswaldo Coronel, guvernator i provincës Cotopaxi, që përfshin Latacunga, u tha gazetarëve se siguria ishte rivendosur.
Coronel tha se 14 nga të plagosurit ishin dërguar në spital.
Burgjet në Ekuador konsiderohen si shumë të rrezikshme.