Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, bëri të ditur se një fond prej 300 milionë dollarësh kanadezë është ndarë për të ndihmuar rajonet lindore të Kanadasë.
Kjo për t’u rikuperuar nga dëmet e shkaktuara nga stuhia e fuqishme Fiona që e goditi këtë pjesë, në fund të muajit të kaluar.
“Ky financim do të mbështesë projektet për riparimin dhe rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga stuhia, kjo do të ndihmojë bizneset dhe komunitetet lokale të rindërtohen,” u tha Trudeau gazetarëve në Dartmouth, të martën.