Biden reagon për sulmet ruse në Ukrainë, akuzon Moskën për vrasjen dhe plagosjen e civilëve

Amerika

Biden reagon për sulmet ruse në Ukrainë, akuzon Moskën për vrasjen dhe plagosjen e civilëve

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 20:28
Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se sulmet me raketa të së hënës demonstruan brutalitetin e plotë të luftës së paligjshme të Vladimir Putin kundër Ukrainës.

Duke akuzuar Rusinë për vrasjen dhe plagosjen e civilëve, ai tha se sulmet përforcojnë më tej angazhimin e Amerikës për të qëndruar me popullin e Ukrainës për aq kohë sa duhet.

Ai tha gjithashtu se Rusia kishte shkatërruar objektiva pa qëllim ushtarak.

Ai i bëri thirrje Moskës që t’i japë fund agresionit të paprovokuar menjëherë dhe tha se trupat ruse duhet të largohen nga Ukraina. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat