Inflacioni në ShBA ka pasur rritje më të madhe se sa ishte parashikuar në muajin shtator

Amerika

Inflacioni në ShBA ka pasur rritje më të madhe se sa ishte parashikuar në muajin shtator

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Lufta e inflacionit në ekonominë e botës ka prekur edhe ShBA-në, dukshëm më shumë në muajin shtator.

Pavarësisht një  rënie që pësuan shifrat në 12 muajt e fundit, çmimet janë ende të larta dhe kanë kaluar madje edhe parashikimet.

Inflacioni në ShBA po vëzhgohet nga afër, derisa vazhdojnë përpjekjet e bankës qendrore të ShBA për të zbutur problemin.

Bëhet e ditur se morma është shumë më e lartë se objektivi i bankës qendrore prej 2 përqind, shkruan BBC.

Inflacioni në ShBA kishte në qershor kur arriti në 9.1 përqind, i ndihmuar nga rënia e çmimeve të karburantit në pompë, si dhe kostot për veshje dhe makina të përdorura gjithashtu u ulën muajin e kaluar.

Por, çështja vazhdon të prekë pjesë të tjera të ekonomisë, çmimet e ushqimeve janë rritur me 13 për qind gjatë 12 muajve të fundit, gjithashtu edhe kostot e strehimit dhe ato mjekësore po rriten ndjeshëm.

Pa përfshirë ushqimin dhe energjinë, inflacioni u rrit me 6.6 për qind, që është morma më e shpejtë që nga viti 1982.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat