SHBA dhe Britania e Madhe kanë qenë aleatë për shumë vite dhe marrëdhënia e tyre e fortë do të zgjasë, tha sot presidenti amerikan Joe Biden pasi kryeministrja britanike Liz Truss njoftoi dorëheqjen e saj.
SHBA dhe Britania janë aleatë të fortë dhe miq të qëndrueshëm dhe ky fakt nuk do të ndryshojë kurrë, tha Biden në një deklaratë.
Ai falënderoi Truss për partneritetin e saj në një sërë çështjesh, duke përfshirë mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për luftën kundër Ukrainës.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ndërsa punojmë së bashku për të përballuar sfidat globale”, tha Biden në një deklaratë.