Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka tronditur sot Kilin, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 140 kilometrash, 22 kilometra nga qyteti i Kalama, raporton Reuters.
Në muajin gusht një tjetër tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi Kilin.
Në asnjë nga tërmetet e raportuara së fundmi nuk ka pasur dëme materiale apo në njerëz.