Gara për Senatin në Gjeorgji është ende e ngushtë mes republikanit Herschel Walker dhe demokratit Raphael Warnock. Walker ka mbi 48% të votave, ndërsa Warnock ka 49%.
Asnjë nga dy kandidatët nuk ka siguruar më shumë se 50% të votave, që do të thotë se duhet të mbahen zgjedhje të tjera sipas ligjeve të Gjeorgjisë. Pra, ky vend do të shkojë në balotazh, raportojnë CNN dhe NBC.
Sekretari i Shtetit i Gjeorgjisë Brad Raffensperger nuk ka konfirmuar ende një balotazh zgjedhjesh, megjithëse ai la të kuptohet se do të jetë e mundshme.
Zgjedhjet e balotazhit do të zhvillohen më 6 dhjetor.