Rreth 215 mijë shtëpi dhe biznese në Florida kanë mbetur pa energji elekrtike pasi u goditën nga stuhia Nicole.
Nicole tashmë ka goditur edhe Bahamas si një uragan i madh i kategorisë një dhe ka shkaktuar përmbytje të përhapura. Stuhitë e kësaj madhësie në fund të vitit janë jashtëzakonisht të rralla.

Stuhia pritet të dobësohet më tej gjersa shkon në veri drejt Gjeorgjisë dhe Karolinave, gjatë dy ditëve të ardhshme. E, mbetjet e tij ndoshta mund të godasin edhe Ohion, Pensilvanin dhe Nju Jork-un gjatë javës, raporton BBC.
Pas kësaj stuhie, janë hapur 15 strehimore emergjente, 20 qendra shkollore kanë mbyllur institucionet e tyre dhe 1 mijë e 600 punonjës të shërbimeve janë në gatishmëri për të rivendosur energjinë.

Uragani Nicole vjen vetëm disa javë pasi ai i Ian-it goditi Floridën duke lënë më shumë se 140 njerëz të vdekur dhe duke shkaktuar dëme me vlerë 60 miliardë dollarësh.