Presidenti i SHBA, Joe Biden pritet të paraqitet për një vizitë të shkurtër gjatë konferencës të OKB-së për klimën në resortin egjiptian të Sharm el-Sheikh.
Dhjetëra liderë botërorë u mblodhën në vendpushimin e Detit të Kuq për një samit paralel me konferencën e klimës, të njohur si COP27.
‘’Biden pritet të mbajë një fjalim në këtë ngjarje, i vendosur për të nënvizuar përpjekjet e administratës së tij për të ndërtuar mbi “punën e paprecedentë” të Shteteve të Bashkuara për të reduktuar emetimet e dëmshme të klimës dhe për të çuar përpara luftën globale të klimës, theksoi Dhoma e Përfaqësuesve.
Përfaqësues nga rreth 200 vende po luftojnë në konferencën COP27 se si të frenohet ngrohja globale dhe si të financohet dëmtimi i klimës.
Shtëpia e Bardhë tha se ‘’fjalimi i Biden do të ishte një mundësi për të vendosur tonin për javën e ardhshme, kur negociatat në Sharm el-Sheikh do të bëhen më serioze’’.
Takimet dy-javore zhvillohen mes krizave të shumta, duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe energjisë dhe rritjen e inflacionit në ekonomitë në mbarë botën, të përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës.