​SHBA, vetura godet 22 rekrutë policie

Amerika

​SHBA, vetura godet 22 rekrutë policie

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 19:08
​SHBA

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Los Anxhelos kur një makinë goditi 22 rekrutë policie, të cilët ishin në stërvitje dhe pesë janë në gjendje kritike, njoftuan autoritetet lokale.

Një total prej 23 personash u plagosën, përfshirë shoferin, tha zëdhënësja e Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit, Sheila Keliher.

Nga të plagosurit e mbetur, katër kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa 14 lëndime të lehta, përfshirë edhe shoferin.

Ngjarja ka ndodhur të gdhirë në periferi të Viterit, ku ndodhet edhe akademia e policisë.

“Nuk e dimë ende shkakun. “Ne nuk kemi asnjë informacion se si shoferi ka humbur kontrollin”, tha Keliher.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat