Një 10-vjeçar në Amerikë i ka shpëtuar për pak rrëmbimit nga një grua misterioze, e cila e ka ndjekur në një distancë të gjatë kur i vogli po kthehej nga shkolla.
I mituri Sammy Green vuri re ndjekjen nga ana e gruas, teksa ai po i afrohej lagjes së tij.
Ndërsa ecte, ai ka arritur të futet në një nga dyqanet e lagjes së tij dhe i ka kërkuar ndihmë shitëses.
10-vjeçari i kërkoi asaj të shtirej si mamaja e tij për të larguar gruan misterioze.
Në atë moment shitësja çohet dhe mbyll derën e dyqanit, teksa gruaja largohet në momentin që e kupton se ka dalë zbuluar. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit.