Transportuesin e valixheve në SHBA e “përpin” motori i aeroplanit

Amerika

Transportuesin e valixheve në SHBA e “përpin” motori i aeroplanit

Më: 2 janar 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Një punonjës që merrej me transportimin e valixheve në aeroportin Montgomery në Alabama të SHBA, ka humbur jetën në natën e ndërrimit të moteve, pasi u “përpi” nga motori i një aeroplani.

Autoritetet thonë se incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 15:00, kur motori i ndezur i aeroplani të aviokompanisë Envoy Air e “përpiu” derisa po qëndronte i parkuar dhe bëhej gati për fluturim për në Dallas të Teksasit.

Fjala është për punonjësin e aviokompanisë Piedmont Airlines, që akoma nuk është identifikuar, e Envoy dhe Piedmont janë kompani rajonale që funksionojnë nën ombrellën e American Airlines.

Aeroporti Montgomery është mbyllur pak pas incidentit, por ka vazhduar me punën të dielën mbrëma, ka njoftuar Montgomery Advertiser.

Hetimet janë duke vazhduar e Këshilli për Siguri Kombëtare të Trafikut Ajror, ka njoftuar se sapo të marrin rezultatet preliminare do të njoftojnë opinionin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat