Pas thirrjes së presidentit rus, Vladimir Putin për një armëpushim prej 36-orësh në luftën me Ukrainën, ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit.
DASh e ka cilësuar si cinike thirrjen e presidentit rus, Vladimir Putin, për një armëpushim prej 36-orësh në luftën me Ukrainën.
Zëdhënësi i DASh-it, Ned Price, ka thënë se ShBA-të kanë “pak besim” në qëllimet e njoftimit, teksa tha se armëpushimi është cinik duke pasur parasysh sulmet e Moskës në Ukrainë në ditën e Vitit të Ri, shkruan The Guardian.
Price shtoi se një pauzë e përkohshme e luftimeve nga Moska mund të përdoret për tu “rindërtuar, rigrupuar dhe në fund për të risulmuar”.