Avokati i cili përfaqëson familjen e të ndjerit Tyre Nichols, 29-vjeçari me ngjyrë i cili u rrah për vdekje nga disa oficerë, i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan që të bëjë një reformë urgjente në polici.
Në një prononcim për mediat amerikane, Ben Crump i bëri thirrje Presidentit Joe Biden që të marrë masa për aktin e njohur të policisë, “George Floyd”.
Ai tha se familjarët e të ndjerit shpresojnë që vdekja e 29-vjeçarit të paktën të shërbejë për një ndryshim pozitiv.
“Ajo beson me zemër se 29-vjeçari ka ardhur në jetë me një mision, dhe se diçka më e mirë duhet të dalë nga kjo tragjedi” – tha Crump.
Akti “George Floyd” u prezantua në vitin 2021 pas vdekjes së të riut nga efektivët e policisë. Vrasja e tij nxiti protesta masive dhe të dhunshme.
Ky akt parashikon që efektivët e policisë të mos përdorin taktika mbytëse kur arrestojnë qytetarët, pra të mos kapen nga fyti në mënyrë që të mos bllokohen rrugët e frymëmarrjes. Akti u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve por më pas u hodh poshtë nga Senati.