Nëna e një djali 6-vjeçar është arrestuar në SHBA, pasi djali i saj mori revolen në shkollën fillore në Virginia.
Ky është incidenti i fundit i llojit të tij në ndonjë shkollë në Shtetet e Bashkuara, por kjo nuk është diçka e re, pasi raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët.
Policia të premten pasdite është telefonuar në shkollën fillore Little Creek në qytetin Norfolk, ku personeli i shkollës ua dhanë një revole.
Për fat të mirë askush nuk ishte lënduar, kurse një nënë thotë se djali i vogël kishte kërcënuar se do ta qëllojë me revole vajzën e saj brenda klasës.
Për këtë kërcënim ajo kishte mësuar nga një prind tjetër. Vajza nuk i kishte treguar duke menduar se mund të futet në telashe.
Me t’u kthyer nga shkolla, ajo kishte shkuar në dhomën e saj të gjumit dhe kishte tentuar të luaj, por se nuk kishte mundur.
Ndërkaq e ëma e vogëlushit u akuzua të shtunën për delikuencën e një të mituri, dhe për faktin që i dha qasje fëmijët në armën e zjarrit që kishte qenë e mbushur.
BBC nuk e ka zbuluar identitetin e saj për të mbrojtur identitetin e fëmijës.