Një aeroplan me një motor është rrëzuar në Long Island të New Yorkut, derisa po i afrohej aeroportit rajonal, raportojnë mediat amerikan.
“Piper PA 28” u rrëzuar derisa po i afrohej aeroportit Famingdale rreth orës 15:00, ka njoftuar agjencia federale për aviacion.
Një person raportohet të ketë humbur jetën kurse dy tjerë janë lënduar. E pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin tymin e zi në Long Island.
Piloti e kishte raportuar në kullë tymin e zi brenda kabinës derisa fluturakja i afrohej aeroportit, ka njoftuar zëdhënësja e Këshillit për Siguri Ajrore.
Motori i fluturakes mund të dëgjohet duke prodhuar tinguj të pazakontë në pamjet dramatike, ku më pas është rrëzuar.
Pamje amatore shfaqin momentin e rrëzimit të fluturakes dhe një topi të zjarrtë që ngritet në qiell.