Tri gra që jetojnë në Teksas besohet se janë zhdukur në Meksikë.
Kjo pasi ato kaluan kufirin me ShBA-në për të shitur rroba në një treg më shumë se dy javë më parë.
Marina Perez Rios, 48 vjeç, motra e saj Martiza Trinidad Perez Rios, 47 vjeç dhe shoqja e tyre Dora Alicia Cervantes Saenz, 53 vjeç, kaluan në Meksikë më 24 shkurt, tha për CNN të shtunën Roel Bermea, shefi i policisë së Penitas, Teksas.
Gratë po shkonin në qytetin Montemorelos në shtetin meksikan Nuevo Leon për të shitur rroba në një treg, tha Bermea.