Pesë fëmijë raportohet se kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Westchester të New Yorkut.
Sipas mediave, një 16-vjeçar derisa po e voziste një veturë të tipit Nissan, e kishte humbur kontrollin duke i goditur një pemë, e më pas ka marrë flakë.
Viktimat thuhet se ishin të moshës 8 deri në 17 vjeç, dhe janë nga Connecticut.
Një nëntëvjeçar i ka mbijetuar aksidentit.
Sipas policisë ende mbetet i panjohur shkaku që ka çuar deri tek aksidenti.
Rasti po hetohet nga policia e Qarkut të Westchester/.