Tornado godet Mississippin dhe Alabamën, të paktën 26 viktima

Amerika

Tornado godet Mississippin dhe Alabamën, të paktën 26 viktima

Më: 26 mars 2023 Në ora: 08:07
Mississippi

Të paktën 26 persona kanë vdekur në Mississippi dhe Alabama pasi një tornado goditi shtetet jugore të SHBA-ve. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë dhe qeveria e shtetit të Mississippit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Qyteti i Rolling Fork thuajse është “rrafshuar” plotësisht.

Kudo nëpër rrugë shihen makina të shkatërruara, shtëpi të shkatërruara dhe pemë të shkulura. “Është një tragjedi ,” tha guvernatori i shtetit Tate Reeves në një postim në Twitter.

Duke folur për CNN, kryebashkiaku i Rolling Fork, Eldridge Walker, tha: “Qyteti im nuk ekziston më”.

“Shtëpitë e rrënuara mund të zëvendësohen, por ju nuk mund të zëvendësoni një jetë ”, vazhdoi ai. Presidenti i SHBA Joe Biden ofroi gjithashtu mbështetjen e tij për rajonin e prekur nga stuhia. Ai i përshkroi imazhet që dolën nga Misisipi si “zemërthyese” dhe tha se qeveria “do të bënte gjithçka që mundet për të ndihmuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat