Në Mississippi të SHBA-ve, një tornado e fuqishme shkaktoi dhjetëra viktima – përkatësisht mbi 26 si dhe dhjetëra tjerë u lënduan.
Ndërsa dëmet materiale vlerësohet të jenë shumë të mëdha, pasi që tornadoja që kaloi në këtë shtet në jug të SHBA-ve, shkaktoi shkatërrime të shumta.Kamerat e sigurisë brenda një shkolle të mesme kanë kapur momenti kur tornadoja kalon dhe gjithçka që ishte brenda kësaj shkolle fillon të lëvizë.
Madje edhe kabllot e instalimit të rrymës bien nga tavani, kurse kornizat me fotografi të nxënësve që ishin të varura në mure fillojnë të thyhen duke u përplasur.
Pamje të ngjashme nga tornadoja që goditi vendin janë shfaqur në rrjetet sociale, ku shiheshin shtëpitë e shkatërruara si dhe objektet e shumta afariste.