Trump zyrtarisht nën arrest, reagon në rrjete sociale

Amerika

Trump zyrtarisht nën arrest, reagon në rrjete sociale

Më: 4 prill 2023 Në ora: 20:02
Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale, teksa i drejtohej Gjykatës së Manhatanit.

Në “Truth Social”, Trump u shpreh se kjo që po i ndodhte i dukej surreale dhe nuk i besohej se diçka e tillë po ndodh në SHBA.

“Duke u nisur për në Gjykatën e Manhatanit. Duket kaq surreale, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë”, shkroi Trump.

Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e procedurës.

Më pas, ish presidenti do të dalë përpara gjykatësit ku edhe do të njihet zyrtarisht me akuzat që janë ngritur ndaj tij nga prokuroria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat