Ish-presidenti amerikan Donald Trump është futur në sallën e gjyqit në Nju Jork, nga ku është deklaruar i pafajshëm.
Ai në fjalën e dhënë është deklaruar i pafajshëm mbi 34 pika të aktakuzës, që rëndojnë mbi të lidhur me falsifikimin e të dhënave të biznesit.
Akoma nuk i dihen detajet e sakta të akuzave, por aktakuza tani pritet të zbulohet gjatë procesit gjyqësor.
Në anën tjetër forca të shumta të policisë dhe të Shërbimit Sekret kanë rrethuar ndërtesën e gjyqit në Nju Jork, derisa jashtë në rrugë kanë dalë shumë mbështetës të ish-presidentit amerikan.
E lidhur me arrestimin e tij është deklaruar edhe Shtëpia e Bardhë, që njoftoi se presidenti Biden do të informohet për procesin gjyqësor, por se ky nuk është fokusi i tij.