Qindra mbështetës të ish-presidentit amerikan Donald Trump janë mbledhur para ndërtesës së gjykatës, ku u arrestua ish-presidenti, kurse aty janë shfaqur edhe ata që kundërshtojnë politikat e Trumpit.
Pjesëtarët e policisë së Nju Jorkut janë futur në mes të këtyre dy grupeve, që mes vete kanë shkëmbyer ofendime e sharje.
Kundërshtarët e Trumpit para gjykatës kanë zbuluar një transparent në të cilin shkruante “gënjen tërë kohën” duke brohoritur vazhdimisht “arrestojeni”, e pala tjetër mbanin fotografinë e Trumpit dhe transparentë të shumtë me sloganin “Make America Great Again” si dhe flamurin në të cilin shkruante “Trump ose vdekje”.
Një adhuruese e flaktë e Trumpit, Juliet Germanotta, ka kërcyer mbi transparentin kundër Trumpit duke tentuar ta shqyej.
Ajo madje iu afrua kundërshtarëve të Trumpit duke bërtitur: “E kam COVID-19, vërtetë, e kam COVID-19”.