Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira, njeriu më i kërkuar i momentit.
Ai akuzohet se publikoi në rrjet dhjetëra dokumente sekrete të Pentagonit, pjesa më e madhe e të cilave kishte lidhje me luftën në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet e SHBA me aleatët.
21-vjeçari ishte anëtar i gardës kombëtare ajrore që shërben në një sektor të inteligjencës në Masaçusets.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga agjentët e FBI, në shtëpinë e nënës.
Teixeira ishte identifikuar nga The New York Times përpara arrestimit të tij të enjten si drejtuesi i grupit online ku u postuan dokumentet e klasifikuara.
Arresting #JackTeixeira.
— CCBee (@SeaSeaBee) April 13, 2023
Un altro video da parte di WCVB-TV Boston sull’arresto di Jack Teixeira. pic.twitter.com/9WHWJ9s8H9 https://t.co/tJzaGUo0Ub