FBI-ja si e identifikoi Jack Teixeiran?

Amerika

FBI-ja si e identifikoi Jack Teixeiran?

Më: 14 prill 2023 Në ora: 18:04
Jack Teixeiran

Byroja Federale e Hetimeve përdori informacionin e faturimit të platformës së bisedës “Discord” për të identifikuar Jack Teixeiran si të dyshuar në rastin e publikimit të informacioneve sekrete amerikane.

Rrjedhja besohet të ketë filluar në serverët e saj, të cilët janë të njohur me njerëzit që luajnë lojëra online, raporton skynews.

Besohet se Teixeira ka publikuar për vite me radhë të dhëna rreth armëve, video-lojëra dhe ‘meme’ në një kanal privat të quajtur “Thug Shaker Central”, sipas disave që biseduan me të.

Grupi përmbante dy duzina entuziastë të cilët folën për armët e tyre të preferuara, ndanë shaka – disa prej tyre raciste – dhe mbajtën një diskutim të vazhdueshëm mbi luftërat që përfshinte biseda për Ukrainën.

Një anëtar anonim i bisedës i tha më parë Associated Press se “OG [Gangster Origjinal]” i grupit – shpesh i përdorur si stenografi për dikë që është themelues ose me ndikim në një grup – filloi të publikonte dokumente sekrete të SHBA-së.

Ato u printuan fillimisht, përpara se të ktheheshin në imazhe letrash të palosura. Discord ka thënë po bashkëpunon me autoritetet hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat