Shokon guvernatorja amerikane: Edhe mbesa ime 2-vjeçare mban armë

Amerika

Shokon guvernatorja amerikane: Edhe mbesa ime 2-vjeçare mban armë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 07:42
Kristi Noem

Guvernatorja republikane e Dakotës së Jugut në SHBA tha dje për audiencat në një takim me aktivistë pro-armëve personale, se ‘dhe mbesa e saj dy-vjeçare mban armë’.

Kristi Noem tha për audiencat e forumit pro-armë NRA se mbesa e saj ka një pushkë ‘shotgun’, një automatik dhe një mëz kali. Republikania Kristi Noem po fliste në një forum në Indiana, ku i tha audiencave se mbesa i saj kishte disa armë personale.

“Tani edhe Addie, të cilën ju e njihni – mund të ketë nevojë për to së shpejti, por unë dua t’ju siguroj se ai ka një pushkë dhe një automatik, përveç mëzit që e ka quajtur Sparkles. Kështu që ajo është e pajisur mirë,” tha Noem.

Komentet e saj vijnë në një kohë kur është kritikuar për promovimin e mbajtjes së armëve te fëmijët.

Noem ka nënshkruar gjithashtu një urdhër për “mbrojtjen e Amendamentit të Dytë mbi armët në Dakotën e Jugut”, ndërsa me të u bashkua në skenë dhe kreu i grupit NRA, Wayne LaPierre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat