Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka publikuar një fotografi bashkë me ish-presidentin tjetër të këtij shteti, Barack Obama.
Ai e ka treguar një kuriozitet, ku ka thënë që të dy presidentët i kishin pasur stër-stërgjyshërit nga Irlanda, e të cilit kishin punuar si këpucarë.
“Dhe në të gjitha ëndrrat e tyre, nuk jam i sigurt nëse ata do të mund ta imagjinonin që dy stër-stërnipa këpcuarësh nga Irlanda – unë dhe Barack Obama – do të betoheshim si presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Bideni.
“Diku gjatë kohës kur stër-stërgjyshi im e kishte marrë anijen nga Irlanda për në Amerikë – një tjetër këpucar me emrin Joseph Kearny e kishte bërë të njëjtën. Stër-stërgjyshi i Barack Obamës”.
“Imagjinojeni, njerëz. Ky është premtimi i shpresës. Ose siç do të kishte thënë nëna ime: ana irlandeze e saj”.