Joe Biden do të njoftojë rikandidimin e tij për president të Shteteve të Bashkuara të martën e ardhshme.
Lajmin e bën të ditur gazeta amerikane “Washington Post”, që citon burime konfidenciale.
Njoftimi do të bëhet me anë të një videoje.
Biden dhe bashkëpunëtorët e tij kanë zgjedhur të martën sepse përkon me 4-vjetorin e nisjes së fushatës së tij të parë.
Prej muajsh, presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se dëshiron të rikandidojë, por gjithmonë e ka shmangur njoftimin zyrtar.