Tucker Carlson largohet nga Fox News

Amerika

Tucker Carlson largohet nga Fox News

Më: 24 prill 2023 Në ora: 19:15
Tucker Carlson

Tucker Carlson, një nga personalitetet kryesore televizive të rrjetit Fox News do të largohet nga ky televizion, më pak se një javë pasi ky televizion arriti një marrëveshje me kompaninë Dominion të sistemeve të votimit, për të zgjidhur padinë për shpifje duke paguar një dëmshpërblim prej 787.5 milionë dollarësh.

Fox News tha se programi i fundit i prezantuesit të njohur të rrjetit konservator ishte ai i së premtes më 21 prill.

Zoti Carlson ishte parashikuar të dëshmonte në gjyqin Dominion, para se çështja të zgjidhej jashtë sallës së gjyqit.

Dominion kishte pretenduar se deklaratat e bëra në emisionin e zotit Carlson pas zgjedhjeve të 2020 përbënin shpifje dhe se mesazhet mes drejtuesit të emisionit dhe ekipit të tij, provonin se ai dhe ekipi i tij e dinin se pretendimet e bëra gjatë emisionit se makinat e numërimit të votave të kompanisë Dominion ishin përdorur për të manipuluar zgjedhjet në favor të demokratit Joe Biden, ishin të rreme./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat