Një person i armatosur vrau tetë persona dhe plagosi shtatë të tjerë – tre në gjendje kritike – nga të shtënat në një qendër tregtare në Allen, Teksas përpara se të qëllohej për vdekje nga një oficer policie që ndodhej aty pranë, thanë autoritetet, përcjell Bota sot.
Videoja e Dashcam-it që qarkulloi në internet tregonte një person të armatosur që dilte nga një automjet jashtë qendrës tregtare dhe filloi menjëherë të qëllonte mbi njerëzit në trotuar.
Shefi i zjarrfikësve të Allen, Jonathan Boyd, tha se shtatë persona, përfshirë sulmuesin, vdiqën në vendngjarje. Kurse, nëntë të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës, por dy prej tyre vdiqën.
Tre nga viktimat ishin në gjendje kritike të shtunën në mbrëmje, tha Boyd, dhe katër ishin në gjendje të qëndrueshme.