Këto pamje të rënda tregojnë emigrantët e vdekur, të cilët janë përplasur nga një makinë në Teksas. Tragjedia ka ndodhur në qytetin kufitar të Brownsville, Teksas, ku tetë persona humbën jetën më 7 maj, pasi u përplasën nga një automjet teksa prisnin në një stacion autobusi përpara një strehe emigrantësh.
Autoritetet në Brownsville, Teksas, thonë se ata morën një telefonatë rreth orës 8:30 të mëngjesit, në lidhje me një mjet Land Rover që goditi disa njerëz që prisnin në një stacion autobusi. Autoritetet thonë se deri më tani nuk dihet nëse përplasja ka qenë e qëllimshme.
Shtatë persona u gjetën të vdekur në vendngjarje dhe 10 u dërguan në spitale, tha zëdhënësi i policisë në Brownsville, Martin Sandoval për "CNN". Më vonë të dielën, një tjetër humbi jetën nga plagët e rënda, tha Sandoval.
Sandoval tha se disa emigrantë ishin midis viktimave dhe se Patrulla Kufitare po punon për të konfirmuar identitetin e viktimave. FBI po ndihmon gjithashtu me hetimin.
Sakaq, drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmë mjekësore dhe është arrestuar për një drejtim të pakujdesshëm. "Me shumë gjasa" do të shtohen akuza të tjera, sipas Sandoval.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi tragjedinë, nuk ka bashkëpunuar me autoritetet. Ai u ka dhënë autoriteteve disa emra dhe policisë i është dashur të marrë shenjat e gishtave, me shpresën për të gjetur identitetin e tij, diçka që kërkon më shumë kohë, tha Sandoval.
Autoritetet janë ende duke hetuar nëse incidenti ishte i qëllimshëm apo aksidental. Ai tha se dëshmitarët përshkruan se kishin parë shoferin duke u ngjitur në trotuar, dhe duke përplasur një grup njerëzish që prisnin në stacionin e autobusit.
#ImágenesFuertes 🚨⚠️Seis migrantes murieron atropellados en #Brownsville mientras esperaban el autobús. pic.twitter.com/dpSqiQdCXK
— Grupo Marmor (@Grupo_Marmor) May 7, 2023