Një politikan amerikan e ka futur veten në telashe pasi është kapur duke fjetur në veturë, pasi kishte konsumuar kokaine.
Rasti ndodhi në Rhode Island të New England në ShBA.
Arrestimi i politikanit Matthew Reilly, këshilltar komunal në një qytet të Rhode Island, i cili u regjistrua nga kamerat, tregon një burrë para timonit të një veture me një tub të çarë në dorë përpara se oficerët ta kontrollonin.
Në video shihet sesi këshilltari i Rhode Island, i pavetëdijshëm apo në gjumë të thellë, zgjohet nga një polic.
Më pas, policia gjen kokainë në pjesën qendrore të makinës. Ai e pranon se ka konsumuar kokainë. Këtë akt ia atribuon një “divorci të vështirë”.
“Ju jeni një këshilltar në Cranston, ju merrni kokainë. Çfarë mendoni se do të thoshin votuesit?”, e pyet oficeri policor, politikanin amerikan.