Megjithëse cilësia e ajrit të Otavës duket se po përmirësohet këtë mbrëmje, ajo e Nju Jorkut ka arritur një shifër alarmante 413 në Indeksin e Cilësisë së Ajrit (AQI).
AQI tregon se sa i pastër ose i ndotur është ajri rreth jush. Indeksi varion nga 0-500 dhe sa më i lartë numri, aq më keq është për shëndetin tuaj, shkruan BBC.
Çdo gjë nga 151-200 cilësohet si “e pashëndetshme”. Kur numri është midis 201-300 është “shumë i pashëndetshëm” dhe rreziku rritet për të gjithë.
Niveli më i lartë është “i rrezikshëm” dhe ndodh kur AQI është mbi 301.