Policia e San Franciskos njoftoi se nëntë persona u plagosën të premten në mbrëmje.
Sipas informacioneve, ata u qëlluan nga një automjet në lëvizje.
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 21:00.
“Mund të konfirmojmë se nga të shtënat 9 persona kanë mbetur të plagosur.
Pas atij incidenti nuk ka më asnjë rrezik për publikun”, tha policia e San Franciskos.