Pentagoni shpall paketën e re të ndihmës për Ukrainën, e fokusuar në mbrojtjen ajrore

Amerika

Pentagoni shpall paketën e re të ndihmës për Ukrainën, e fokusuar në mbrojtjen ajrore

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Pentagoni ka njoftuar një grup tjetër ndihme ushtarake për Ukrainën, që ajo të sigurojë qiejt e saj kundër sulmeve të avionëve, dronëve dhe raketave ruse.

Paketa përfshin “aftësitë kryesore për të ndihmuar përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj sovran dhe për të mbështetur mbrojtësit ajror të Ukrainës pasi mbrojnë me guxim ushtarët, civilët dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës, si dhe artilerinë, sistemet kundër blindave dhe municionet”, thuhet në një deklaratë të 13 qershorit nga Departamenti i Mbrojtjes.

Suksesi i kundërofensivës së sapolindur të Ukrainës mbetet i paqartë. Por duke pasur parasysh natyrën e paparashikueshme dhe të ashpër të luftës, Pentagoni shtoi se po përpiqet të plotësojë ‘nevojat e menjëhershme të fushëbetejës dhe kërkesat e ndihmës afatgjatë të sigurisë’.

Ndër aftësitë e tjera, paketa e re përfshin municione shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS, më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore të lëvizshme Stinger, raketa shtesë GMLRS për lëshuesit HIMARS, si dhe ‘pajisje mbështetëse komunikimi të sigurta taktike’, dhe 15 automjete luftarake të këmbësorisë Bradley dhe 10 transportues personeli të blinduar Stryker.

Pakoja ndihmëse ka vlerë deri në 325 milionë dollarë, tha Pentagoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat