Një valë e madhe e të nxehtit që ka goditur Meksikën që nga mesi i muajit prill, e treta që nga fillimi i vitit, ka lënë të vdekur tetë persona.
Nga tetë viktimat, shtatë iu nënshtruan goditjes nga nxehtësia dhe një nga dehidratimi midis 14 prillit dhe 12 qershorit, njoftoi qeveria meksikane.
Në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City temperaturat këtë javë arritën deri në 35 gradë Celsius.
Ajri në qendër të qytetit ishte mbytës shkaku i gazrave i automjeteve dhe bizneseve.
Në Monterey në verilindje, temperatura i kaloi 40 gradë, raporton aa.
Në atë qytet, i cili pësoi një thatësirë të madhe vitin e kaluar, presioni i ujit në shtëpi u ul dhe rritja e përdorimit të energjisë elektrike për kondicioner dërgoi në ndërprerje të energjisë elektrike.