Dy persona janë zhdukur.
Kjo pasi helikopteri me të cilin ndodheshin u rrëzua në brigjet e shtetit Cabece në Meksikën juglindore.
Helikopteri, i cili ishte marrë me qira nga kompania shtetërore e naftës Pemex, u rrëzua në det të hapur, 174 kilometra nga porti i Ciudad del Carmen.
Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e dy personave të zhdukur.