Një 37-vjeçar është arrestuar në SHBA, pasi tentoi të hynte i armatosur në banesën e Barack Obama-s. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e trazirave të 6 janarit në SHBA.
Sipas mediave të huaja 37-vjeçari Taylor Taranto posedonte “armë të shumta” dhe materiale për të bërë një mjet shpërthyes, si kokteje molotov. Autori i dyshuar kishte kërcënuar më parë një personazh publik në rrjetet sociale, pa u ditur saktësisht se kush ishte.
Personi i armatosur, i cili përflitet se është një komplotist, ka qenë në qendër të policisë dhe FBI-së.
Policia e arrestoi atë teksa ndodhej pranë shtëpisë së ish-presidentit Obama. Nuk dihet nëse familja Obama ishte në shtëpi në momentin e arrestimit.