Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Kolumbi, ku një burrë ka ndërruar jetë, teksa ishte me pushime me familjen.
Sipas mediave të huaja, Gerardo Hernandez-Rodriguez, baba i pesë fëmijëve, po ecte pranë një ujëvare kur aksidentalisht rëshqiti.
Ai u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash.
Tronditës ishte fakti se gjithçka ndodhi në sy të gruas dhe fëmijëve të tij, ndërsa gjatë rrëzimit trupi u përplas në disa shkëmbinj.