Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell, papritmas ndaloi së foluri gjatë një konference javore për shtyp të mërkurën pasdite, dukej se “ngriu”, dhe më pas heshti dhe u largua.
Sipas mediave të huaja, republikani McConnell, kishte bërë fjalën e tij hyrëse në lidhje me një projekt-ligj vjetor të politikës së mbrojtjes kur ai ndaloi së foluri.
Dhe ai heshti për disa sekonda.
Kolegët e tij republikanë e pyetën nëse ai ishte mirë dhe një zyrtar i lartë i McConnell, senatori John Barrasso nga Wyoming, një mjek, e shoqëroi McConnell, 81, larg kamerave dhe gazetarëve.
Disa minuta më vonë, McConnell u kthye vetë në konferencën për shtyp.
I pyetur për shëndetin e tij, ai tha se ishte mirë ndërsa i pyetur nëse është plotësisht në gjendje të bëjë punën e tij, ai tha: “Po”.
I pyetur për episodin, një ndihmës vuri në dukje thënien e McConnell-it, “Unë jam mirë”.
“Ai u kthye për të trajtuar pyetjet dhe përgjigjet, të cilat siç vunë re të gjithë ishin të mprehta”, tha ndihmësi.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe një zëdhënës i senatorit konfirmuan se presidenti Joe Biden dhe McConnell folën me telefon të mërkurën.