Një numër i madh i taksistëve kanë protestuar në Bogota të Kolumbisë për, siç thanë, çmimin shumë të lartë të derivative e po ashtu edhe për mosfurnizimin me makina më të reja.
Ata kërkuan që benzina dhe nafta benzina të lirohen dhe njëkohësisht e bënë më faj presidentin Gustavo Petro që nuk po mban premtimet e fushatës. I njëjti kishte thënë që nëse fiton, do të punojë në ofrimin e një çmimi preferencial të derivateve për taksistë. Po ashtu, i njëjti kishte premtuar edhe makina të reja për ta.
Çmimi i një galloni benzinë (3.7 litra) është dyfishuar brenda një viti, duke hipur në 13 mijë e 964 pezosë (4 dollarë amerikanë).
Kjo i bie që një litër benzinë në Kolumbi kushton rreth 1 euro.