Pas vrasjes së kandidatit për president, tentohet ekzekutimi i një tjetër zyrtareje

Amerika

Pas vrasjes së kandidatit për president, tentohet ekzekutimi i një tjetër zyrtareje

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 10:09
Ekuador

Ekuadori nuk gjen qetësi. Pas vrasjes së kandidatit për president, Fernando Villavicencio gjatë një takimi elektoral, një tjetër kandidate për Parlamentin ka rënë pre e një sulmi të armatosur.

Bëhet për Estefany Puente, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Puente ishte në makinën e saj, e shoqëruar nga babai dhe një bashkëpunëtor, kur dy persona ende të paidentifikuar, qëlluan drejt makinës, në xhamin e përparmë nga ana e shoferit dhe më pas u larguan me shpejtësi.

Si pasojë e plumbave, Puente mori lëndime të lehta në krah.

Muajt e fundit, vendi po përjeton një valë dhune të lidhur me trafikun e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat