Tre persona vdesin nga infeksionet e “baktereve mishngrënëse”, autoritetet në SHBA në alarm

Amerika

Tre persona vdesin nga infeksionet e “baktereve mishngrënëse”, autoritetet në SHBA në alarm

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Autoritetet amerikane janë ngritur në alarm, pasi tre persona në New York dhe Connecticut kanë vdekur nga një infeksion i rrallë bakterial “mishngrënës”. Ngjarjet kanë nxitur zyrtarët të nxjerrin udhëzime të reja për shmangien dhe diagnostikimin e tij.

Zyrtarët thanë se një person në kontenë Suffolk të New York, në Long Island lindor, dhe dy njerëz në Connecticut kanë vdekur nga infeksionet e lidhura me fibriozën, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet fjalë për një sëmundje e shkaktuar nga bakteri Vibrio vulnificus, i cili gjendet në ujin e detit dhe ushqimet e detit të papërpunuara.

Zyra e guvernatorit të Nju Jorkut, tha të mërkurën se vdekja e kontesë Suffolk ishte ende duke u hetuar për të përcaktuar se ku viktima ra në kontakt me bakteret pasi lëshoi udhëzime të reja dhe u kërkoi banorëve të merrnin masa paraprake.

Më shumë informacion në lidhje me viktimën e Suffolk County, duke përfshirë kohën kur viktima vdiq, nuk ishin menjëherë të disponueshme dhe një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit të Shtetit të Nju Jorkut nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të enjten në mëngjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat