“Njeri i pashëm”, Biden ‘tallet’ me foton e arrestimit të Trump

Amerika

“Njeri i pashëm”, Biden ‘tallet’ me foton e arrestimit të Trump

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 08:24
Biden dhe Trump

Joe Biden reagoi për herë të pare për foton e arrestimit të Donald Trump, duke thënë se paraardhësi i tij është një “njeri i pashëm”.

“E pashë në TV. Njeri i pashëm”, tha duke buzëqeshur presidenti 80-vjeçar i SHBA- së kur u pyet nga gazetarët në lidhje me foton e arrestimit të rivalit të tij të madh politik.

Donald Trump të enjten u bë presidenti i parë aktual ose ish-president i SHBA-së që iu nënshtrua procesit ligjor të arrestimit, fotografimit, marrjes së gjurmëve të gishtave dhe mbajtjes për 20 minuta në një burg të Atlantës me akuzën e komplotit për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në Xhorxhia në 2020.

Pasi pagoi garancinë prej 200 mijë dollarësh dhe u lirua, ai postoi në X (Twitter) foton historike të realizuar gjatë arrestimit të tij në Gjykatën e Qarkut Fulton.

“Ata këmbëngulën për një foto arrestimi dhe unë pranova ta bëja”, tha Trump për Fox Digital pas ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat