Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm në rastin e mashtrimit zgjedhor në Georgia, ka raportuar BBC-ja të enjten.
Pasi u deklarua, ai hoqi dorë nga e drejta për t’u paraqitur në gjykatë javën e ardhshme.
Trumpi ka thyer heshtjen ditë më parë duke u deklaruar nëpërmjet rrjetit social X, pasi iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.
Ai ka publikuar fotografinë e arrestimit në X, me mbishkrimin “Kurrë mos u dorëzo”.
Ish-presidenti amerikan është në mesin e 19 personave të akuzuar për komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin amerikan.
Ai u dorëzua në burgun e kontesë Fulton në Atlanta javën e kaluar.
Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje, duke e përshkruar rastin si të motivuar politikisht.